Shitet tokë në Doberçan, me pozicion shumë të favorshëm, e vendosur pranë lumit Morava e Jugut dhe me dalje direkte në rrugë.
Pronat përfshijnë dy parcela të bashkuara (P-70407028-00375-0 dhe P-70407028-00376-0), të cilat shiten si një tërësi.
Toka është përdorur më parë për aktivitet industrial (separim i zhavorrit), dhe aktualisht paraqet sipërfaqe të hapur dhe të përshtatshme për investime të ndryshme. Ka qasje të lehtë për kamionë dhe mjete të rënda, çka e bën të përshtatshme për depo, aktivitet biznesi, apo projekte të tjera zhvillimore.
Pozicioni pranë lumit dhe rrugës e bën këtë pronë me potencial të mirë investimi.
Dokumentacioni është i rregullt dhe pronarët janë të regjistruar në kadastër.
Çmimi: 25 € për m²
(I diskutueshëm për blerës serioz)